Në Korçën e traditave dhe të kulturës është inaguaruar muzeu i Gjon Millit. Në këtë muze janë afishaur 240 foto të shkrepura nga ky artist i madh, të cilat japin një retrospektivë të jetës së tij në momente të veçanta të jetës.
Si pjesëmarrës në event ka qenë dhe Kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, i cili e ka konsideruar këtë muze një tjetër vlerë të madhe që i shtohet qytetit dhe pasurisë së saj kulturore. Të shumtë kanë qenë artdashësit që kanë dashur të shikojnw shtëpinë.
‘’Unë kam patur fatin që ta ndjek ecurinë e punimeve për ndërtimin e tij dhe them me bindjen e plotë që është një muze i veçantë, jo vetëm për setin e fotove të shkrepura nga Gjon Mili që ka brenda tij, jo vetëm për koleksionin e fotove apo objekteve që i takojnë Gjon Milit apo familjes së tij, por edhe për elementin e fleshit stroboskopik apo mundësia që do të kenë këta vizitorë që të bëjnë një foto tyren të perzonalizuar, një foto në lëvizje’’ është shprehur kryebashkiaku i Korçës.
Kurse Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi e konsideruan Korçën si në nga qytetet më dinjitoze të vlerave dhe traditave kulturore, si dhe pjesë e çmuar e trashëgimisë kulturore.
Ministrja Kumbaro ishte e kënaqur me këtë shndërrim të shtëpisë rumune me destinacion të një muzeu historiko-kulturor në trasformimin që i ishte bërë.
Më tej ministri i Bujqësisë Peleshi foli për ndërgjegjësimin e këtij qyteti për investime në kulture, në muzeume dhe në restaurime të mëdha si psh., Pazari i vjetër i Korçës.
Po kush është Gjon Mili?
Gjon Mili është një nga figurat ikonë të qytetit të Korçës dhe një nga personalitetet e mëdha të artit pamor në rang ndërkombetar.
Ai shkollohet në të mesmen në Rumani dhe jeta do ta çojë në Studioi në universitetin e MIT (Instituti Teknologjik i Massachusetts), për inxhinier ndriçimi. Mili përdori për herë të parë ’’fleshin elektronik” dhe’’dritën stroboskopike”, të shpikura nga profesori Harold Edgerton më 1931, me të cilin ai bashkëpunoi gjatë. Në vitin 1937 mori titullin profesor. Ekspozitën e parë vetjake Mili e ka hapur me 1934.
Për 15 vjet Mili ka punuar si fotoreporter për revistën e njohur amerikane “Life”. Në vitin 1946 u hap në Paris ekspozita e tij vetjake. Në vitin 1942 Mili kishte fotografuar predhën e një topi avioni kalibër 37 mm, me një kohë ekspozimi prej një të miliontën pjesë të sekondës.
Kjo foto u quajt nga shtypi i kohës ’’shpikje e shekullit”. Po atë vit hapi ekspozitën vetjake”Valltarët në lëvizje” në Muzeun e Artit Modern (MOMA) të Nju Jorkut.
Në vitin 1949 krijoi një seri fotosh me Pikason në Valori të Francës. Ndër to ishte edhe ajo më e njohura, me titull ’’Pikaso duke vizatuar me dritë”, që gjendet në shumë albume të ajkës së fotografisë botërore. Më 1952 hapi ekspozitën kushtuar Pikasos në Galerinë e Parisit.
Mori pjesë edhe në ekspozitën kolektive më të madhe të fotografëve të shekullit të kaluar me emrin’’Familja e njeriut”, hapur në Nju Jork me 1955. Këtu Mili u përfaqësua me foton ’’Nudo duke zbritur shkallët”.
Në vitin 1970 u botua në Nju Jork album-monografia e tij ’’Picasso’s third dimension”. Dhjetë vite më vonë, më 1980 Shoqata ‘’New York Graphic Society” botoi’’Gjon Mili – Photographs & Recollections”.
Gjon Mili është marrë edhe me kinematografi, duke xhiruar me skenar të vet gjashtë filma dokumentarë.
Veprimtaria artistike e fotografit Mili përfshin me sukses shumë zhanre të fotografisë si pejizazhin, reklamën, foton dokumentare, politike, atë të arteve (teatër, kinema, koncerte, vallëzime etj.), sportive, eksperimentale etj.
Është fotograf i shumë personaliteteve në fushën e artit, të kulturës si dhe në fushën politike. Ekspozitën e fundit me 140 foto, më 1980 në Nju Jork me rastin e 75-vjetorit të lindjes. Ai e njihte mirë gjuhën shqipe, dhe ngeli një shqiptaro-amerikan që e nderoi Shqipërinë.
Ndëroi jetë në Stamford, Connecticut, ShBA më 14 shkurt të vitit 1984.