MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 15

Kukësi ia del në limit, fiton në Gjirokastër

01.12.2018 - 16:48

Kukësi ka arritur që të marrë një fitore të vuajtur në Gjirokastër, duke arritur një sukses 0-1, falë golit të Valon Ethemit, në minuta e fundit të ndeshjes. Një ndeshje e cila ishte me dy fytyra, me një pjesë të parë mjaft të mirë, me raste e ritëm, ndërsa në pjesën e dytë dalja me të kuqe e Ramadanin, bëri që skuadrat të ishin më të ndrojtura.

Verilindorët fituan terren dhe krijuan një mundësi ideale për të shënuar me Ethemin. Tetovari u shërbye saktë nga Rexhinaldo, por i vetëm me Ruçin nuk kishte shënjestrën e duhur. Edhe Rexhinaldo nuk arriti dot që të shfrytëzonte siç duhet harkimin e Uilliam. Me ritëm dhe raste nga të dyja skuadrat përfundoi pjesa e pare.

Fillimi i fraksionit të dytë solli një karton të kuq për vendasit. Ramadani ishte i vetmi i ndëshkuar në 45 minutat e para, por mori dhe të dytin, pas një ndërhyrje në dëm të Çyrbjes. Pas këtij momenti, Kukësi do të ishte më shumë kërkues, por pa mundur që të gjente hapësira.

Duhej të prisnim deri në minutën e 88-të, për të parë golin e parë dhe të vetëm në këtë ndeshje. Pas një kombinimi të bukur të Ethemit me Çyrben, tetovari mposhti Ruçin, me këtë të fundit që nuk ishte i vendosur dhe aq mirë.

LUFTËTARI – KUKËSI    0-1

Ethemi 88

LUFTËTARI: Ruçi, Demo, Hoxha, Janiçiç, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Rroca (Rapa 84′), Ymeraj (Dunga 68′), Milosavljev (Rapo 90+2′), Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani.

KUKËSI: Frashëri, Maliki, Qaqi (Rrumbullaku 81′), Kraniqi, Cuculi, Uilliam, Shkodra (Limaj 14′), Dzaria (Shpehar 73′), Ethemi, Çyrbja, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu.

Kartonë të verdhë: Ramadani 34′, 47′, Aleksi 74’/ Dzaria 74′

Karton i kuq: Ramadani 47′

GJYQTARË: Kridens Meta, Egin Doda, Denis Agaraj, Olsi Sokoli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeministri ngroh tifozët

Edi Rama: Stadium model për Kukësin

Kategoria Superiore, Java 2

Flamurtari mposht Kukësin në Vlorë