Kryesia e Kuvendit të Kosovës të hënën e ardhshme do ta caktojë datën e votimit të tri projektligjeve për transformimin e FSK-së.
Bëhet e ditur se ushtria e Kosovës do të votohet në Kuvend më 14 dhjetor të këtij viti dhe ditë më parë është raportuar se votimi i ushtrisë do të bëhet në gjysmën e parë të këtij muaji.
Votimi në lexim të dytë në Kuvend të Kosovës i tri projektligjeve që mundësojnë transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës do të bëhet në seancën e 14 dhjetorit të këtij viti.
Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës së premte në takimin e tij me komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’Addario, e ka njoftuar këtë lidhur me procedurën e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura. /Konica.al/