Lazio është ndalur edhe në shtëpi dhe tani vihet në dyshim pjesëmarrja në Champions për sezonin e ardhshëm. Ishte Sampdoria që mori një barazim 1-1 në “Olimpico”, duke u treguar një “kockë e fortë” këtë sezon për skuadrat pretendente.
Fillimi i pjesës së parë ishte më i mirë për vendasit, por Quagliarella ndëshkon lacialët në minutën e 21-të. Janë minuta të vështira për Lazion, që detyrohet ta mbyllë fraksionin e parë në disavantazh.
Në pjesën e dytë vendasit janë më kërkues, por të paqartë te porta për të shënuar. Ndërsa miqtë kërkojnë të ndëshkojnë me kundërsulm, por topat e gjatë janë të kapshëm për mbrojtjen vendase.
Për të ardhur në minutën e 79-të, kur Acerbi shënon golin e barazimit. Lazio merr zemër dhe kërkon përmbysjen dhe ia arrin në minutën e 96-të, kur Immobile shënon nga pika e bardhë e penalltisë.
Sampdoria kishte mbetur edhe me 10 futbollistë, megjithatë, në minutën e 100-të miqtë nga Genoa barazojnë me anë të Saponara-s. Pas 12 minutash shtesë, mbyllet 2-2.