MENU
klinika

Respekti

Lorik Cana nderon të ndjerin Fadil Vokrri

30.12.2018 - 22:54

Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka marrë pjesë në Turneun Memorial Fadil Vokrri, që u mbajt në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë.

“KF Prishtina, Gjenerata e Artë e viteve të 80-ta” , – ka shkruar Cana në Instagram në shenjë nderimi për Vokrrin, ku me këtë rast ka bërë një foto me Gramoz Vokrrin (Djali i Fadil Vokrrit) me fanellën numër 9.

Në këtë turne morën pjesë figura të ndryshme në shenjë respekti për legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili u nda nga jeta në qershor të këtij viti që po mbyllet.

 

View this post on Instagram

 

KF Prishtina 80’s Golden Team (Gjenerata e Artë) Cana -Vokrri!!! Tribute to Fadil Vokrri ??⚽️❤️ ?? ??

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana) on

Fadil Vokrri ndërroi jetë më 9 qershor të këtij viti në moshën 57-vjeçare pas një sulmi në zemër. Për nder të tij, stadiumi ndërkombëtar i Prishtinës mori emrin “Fadil Vokrri”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN