MENU
klinika

Arratisja e Gruevskit

Mbërrijnë video-incizimet e Gruevskit nga Mali i Zi

22.12.2018 - 15:24

Prokurorja Villma Ruskoska ka bërë të ditur se së shpejti Prokuroria do të dalë me informacione fillestare për publikun në lidhje me arratisjen e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Ruskoska tha se pritet të arrijnë video incizimet nga Mali i Zi kurse incizimet nga Shqipëria ende nuk janë gati.

Ajo gjithashtu pohoi se deri më tani sipas materialeve që kanë ende nuk është arritur të sigurohen informata se si është larguar Gruevski.

Kujtojmë se Gruevski u arratis nga Shqipëria në drejtim të Hungarisë për të fituar azil politikë. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Terreni në Hungari

Arratiset Gruevski?