MENU
klinika

5 vjet nga aksidenti

Michael Schumacher, me vetëdije të plotë

20.12.2018 - 16:50

Gjatë transferimit me ambulancë nga spitali i Grenoblës në qendrën e rehabilitimit të Spitalit Universitar të Lozanës, ish-kampioni legjendar i Formula 1, Michael Schumacher ishte i vetëdijshëm.

“Ai pothuajse gjithmonë i mbajti sytë hapur, nuk fliste, por komunikoi me lëvizje të lehta”, – shkruan gazeta zvicerane ”Blick”. Personeli i transferimit duhej të dorëzonte telefonat celularë për të siguruar privatësinë maksimale.

Sipas gazettes zvicerane, Schumacher dukej se kishte humbur peshë. Michael Schumacher po luftonte me vdekjen që prej aksidentit të 29 dhjetorit të 2013, kur u përfshi në një përplasje me ski.

michael schumacher
michael schumacher

Pas pak ditësh bëhen plot 5 vjet që Schumacher ndodhet në koma, por kohët e fundit flitet se ai është përmirësuar ndjeshëm, madje do ta transferojnë në një ambient shumë privat, ku mund të shikojë edhe garat e Formula 1 në tv.