MENU
klinika

Premier League, java 14

Nga një gol për pjesë, Chelsea kalon Fulham

02.12.2018 - 14:53

Chelsea është rikthyer te fitorja në Premier League, duke lënë pas humbjen në derbi me Tottenham. “Blutë e Londrës” kanë fituar 2-0 ndaj Fulham, me nga një gol të shënuar në secilën pjesë loje. Një sukses që e ngjit Chelsea në vendin e katërt provizorisht.

Katër minuta lojë i kanë mjaftuar vendasve për të zhbllokuar takimin, me Pedro-n që ka shfrytëzuar në  mënyrën e duhur pasimin e marrë nga Kante. Ky ka qenë goli i 1000-të për Chelsea-n në ndeshjet e Premier League të luajtura në shtëpi, me londinezët që janë bërë vetëm skuadra e tretë që arrin këtë shifër pas Manchester United (1079) dhe Arsenal (1029).

“Blutë” mund të kishin dyfishuar avantazhin në minutën e 74-të, por Morata ka dërguar topin jashtë një metër larg portës. Një gabim ky që nuk i ka kushtuar lojtarëve të Sarri-t, të cilët kanë gjetur golin e sigurisë në minutën e 82-të me Ruben Loftus-Cheek, që ka fiksuar shifrat në 2-0.

Falë këtyre tri pikëve, “Blutë” janë ngjitur përkohësisht në vendin e tretë të renditjes pasi kanë parakaluar Tottenham, që do të luajë pas pak në fushën e Arsenal. Kjo ka qenë humbja e 10-të e pësuar në këtë kampionat nga Fulham.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN