MENU
klinika

Premier League, Java 14

United shmang humbjen, Mourinho nervoz

01.12.2018 - 20:27

Manchester United vijon me luhatje jo vetëm nga ndeshja në ndeshje, por edhe brenda 90 minutave. “Djajtë e Kuq” kanë pësuar 2 gola në transfertë ndaj Southampton, por kanë arritur shpejt të vënë barazpeshën 2-2, që kanë rezultuar edhe shifrat finale të takimit.

Amrstrong ka kaluar në avantazh vendasit në minutën e 13-të, teksa Cedric ka dyfishuar shtatë minuta më vonë me një goditje dënimi magjike, ndaj së cilës De Gea nuk ka patur mundësinë të bëjë asgjë.

Ka qenë një pjesë e parë me dy fytyra për të dy ekipet, sepse në gjysmën e dytë të saj ka ardhur reagimi i miqve, të cilët kanë barazuar gjithçka në harkun e gjashtë minutave. Në të 33-ën ka ardhur ngushtimi i diferencave me një gol të rrallë për United.

Autori, në fakt, ka qenë Romelu Lukaku, i cili nuk shënonte për “Djajtë e Kuq” prej 981 minutash. Në të 39-ën ka ardhur edhe goli i dytë i miqve, i realizuar me thembër nga Herrera.

Golat dhe spektakli kanë munguar në pjesën e dytë, me rezultatin që ka mbetur i pandryshuar. Kjo pikë nuk ndihmon asnjë nga dy ekipet, me United që mban vendin e shtatë në renditje, katër pikë larg zonës Champions dhe 16 pikë larg kreut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN