Një moment i artë në anën profesionale, ndërsa i tmerrshëm në jetën e saj personale, megjithatë Ariana Grande është shpallur “Gruaja e Vitit” gjatë eventit të Billboard Women In Music.
Këngëtarja u shpreh pasi mori çmimin e se nuk e meritonte atë, ndërsa tha se nuk e di se ç’po ndodh me jetën e saj personale.
“Më duket interesante se ky ka qenë një nga vitet më të mira të karrierës sime dhe më e keqi i jetës sime. Shumë njerëz kur shikojnë dikë në pozicionin tim thonë se është në kulmin e saj, dhe unë jam. Por përsa i përket jetës sime personale, me të vërtetë nuk kam asnjë ide se çfarë dreqin po bëj“, tha këngëtarja.
Ariana Grande po përjeton një periudhë të errët në jetën e saj, pavarësisht këtij çmimi. Fillimisht ishte pjesë e koncertit në Manchester, ku mbetën të vrarë me dhjetëra persona pas një sulmi terrorist, ndërsa goditjen më të rëndë e mori pas ndarjes nga jeta të të dashurit të saj Mac Miller, për të cilin fansat e akuzuan këngëtaren se ishte fajtore kryesore.