MENU
klinika

Largimi i trajnerit

Nica lë Kastriotin: Diletantë, s’rri për rrogë!

23.12.2018 - 16:00

Një tjetër dorëheqje nga Kategoria Superiore. Trajneri Stavri Nica ka deklaruar largimin nga stoli i Kastriotit, duke thënë se nuk mund të vazhdojë më me këtë mënyrë pune. Ai ka akuzuar lojtarët për mosimepnjim…

“Lojtarët nuk janë të impenjuar, e shoh nga mënyra të stërviten. Po shoh një ftohje, një mosimpenjim, mosorganizim në kushte e lojës dhe stërvitjes. Janë shumë detaje që më të detyrojnë të mos jem pjesë e kësaj mënyre loje, e kësaj skuadre.

Nuk e kam në karakter të sillet skuadrash të dojë, dhe të impenjohet kur të dojë në kushte loje. Jam shumë i mërzitur për këtë mënyrë loje. Nuk shoh perspektivë, e mbyll, nuk sakrifikoj veten për lojtarë tekanjozë.

stavri nica
stavri nica

Te klubet e tjera edhe këtu unë gjithmonë ngul këmbë, sepse më vjen keq për futbollin. Niveli i ulët dhe sigurisht nuk funksionon ana profesionale. Në momentin që nuk funksionon ana profesionale, asgjë nuk është siç duhet dhe unë s’e duroj dot.

Nuk jam trajner për të marrë një rrogë dhe për të mbyllur sytë. Më mirë rri në fukarallëkun tim se sa kështu. Të gjithë lojtarët këtu kanë nivel të ulët. Kam lojtarë që nuk dalin në stërvitje. Imagjinoni kur vijnë të marrim rrogën. Një nivel diletant!

Kudo që jemi, si unë brenda futbollit, si ju në studio, duhet të ngremë zërin dhe të bëjmë pjesën tonë për futbollin shqiptar. Absolutisht, nuk kemi klube të mëdha! Na gënjen mendja. Kemi nivel shumë të ulët dhe, nëse vazhdojmë të gënjejmë veten kështu, nuk do të ecet asnjëherë përpara,” – ka deklaruar Nica.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN