MENU
klinika

Europa League

Olympiakos eliminon Milanin, fiton Arsenal

13.12.2018 - 22:58

Ka ardhur surpriza më e madhe në grupet e Europa League. Edhe pse Milan mund të kualifikohej me një humbje minimale, kuqezinjtë italianë janë mposhtur 3-1 nga Olympiakos në Greqi dhe janë eliminuar. Ndërsa Arsenal e mbyll me fitore. Salzburg ishte skuadra tjetër perfekte e grupeve, teksa mori 6 fitore.

Grupi F: Betis 12, Olympiacos 10, Milan 10, Dudelange 1

Milan ka pësuar një humbje 3-1 ndaj Olympiacos në Athinë dhe është jashtë Europa League. Një rezultat që ka befasuar të gjithë, përfshi edhe lojtarët kuqezi. Ishte Olympiacos ekipi që zhbllokoi rezultatin me golin e Cisse në minutën e 60’, ndërsa autogoli i Zapata-s i dha goditjen e dytë miqve.

Por pak minuta më pas ishte përsëri Zapata që ngushtoi diferencën për Milan. Me atë rezultat kualifikoheshin italianët, por në minutën e 81’ erdhi goli i nokautit nga Fortounis. Milan është jashtë Europa League.

;

Grupi A: Leverkusen 13, Zurich 10, AEK Larnaca 5, Ludogorets 4

Bayer Leverkusen ka fituar 5-1 ndaj AEK duke siguruar vendin e parë të grupit ndërsa Zurich ka barazuar 1-1 me Ludogorets dhe do të kualifikohet në fazën e nokautit si ekipi i vendit të dytë.

Grupi E: Arsenal 16, Sporting 13, Vorskla 3, Qarabag 3

Arsenal e ka mbyllur me 16 pikë fazën e grupeve të Europa League teksa ka fituar 1-0 me vendin e fundit Qarabag. Sporting ka fituar bindshëm 3-0 ndaj Vorskla dhe u rendit në vend të dytë.

Grupi B: Salzburg 18, RB Leipzig 9, Celtic 9, Rosenburg 0

Salzburg ka fituar 2-1 ndaj Celtic dhe e mbyll fazën e grupeve me pikë të plota. Celtic megjithëse humbi u rendit në vend të dytë me shumë fat pas barazimit 1-1 të RB Leipzig me Rosenborg.

Grupi D: D. Zagreb 14, Fenerbahce 8, Trnava 7, Anderlecht 3

Dinamo Zagreb e kishte siguruar vendin e parë dhe ka barazuar 0-0 me Anderlecht, ndërsa Fenerbafce ka pësuar një humbje 1-0 ndaj Trnava, por edhe klubi turk e kishte siguruar kualifikimin.

Grupi C: Zenit 11, Slavia Prague 10, Bordeaux 7, Copenhagen 5

Zeniti ka humbur 2-0 me Slavia Prague dhe janë këto dy skuadra që marrin biletat për në fazën e nokautit. Copenhagen është mposhtur 1-0 ndaj Bordeaux.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN