MENU
klinika

Përkujtimi i Rugovës

Pacolli: Kjo është përjetësia e Rugovës

02.12.2018 - 11:49

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, me rastin e 74 vjetorit të lindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka thënë se sa më shumë i largohemi ditëvdekjes së tij, aq më shumë ndihet nevojën për të.

Ai me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se kundërshtarët e tij po e ndjejmë nevojën për të.

Pacolli: Kjo është përjetësia e Rugovës konica.al
Pacolli: Kjo është përjetësia e Rugovës konica.al

Sa më shumë i largohemi ditëvdekjes së Ibrahim Rugovës, aq më shumë ne që e adhuronim, por dhe kundërshtarët e tij e ndjejmë nevojën për të, me idetë, frymën dhe vizionin rugovian. Gjithmonë e më shumë themi për problemet e mëdha: për këtë çështje, Rugova mendonte kështu! Kjo është përjetësia! Lavdi figurës së Arkitektit të Pavarësisë dhe Shtetësisë sonë”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë se me 21 janar 2006, presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova ka ndërruar jetë në moshën 62 vjeç. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin