MENU
klinika

La Liga, java 14

Pique-Alena rikthejnë Barcelonën në krye

02.12.2018 - 20:30

Pas një humbje dhe një barazimi në kampionat, Barcelona është rikthyer te fitorja, duke mposhtur 2-0 Villarreal-in në “Camp Nou”. Një gol i Pique në minutën e 36-të dhe një i Alena në të 87-ën i kanë suksesin Barcelonës.

Këto tri pikë i kanë dhënë mundësinë kampionëve në fuqi të Spanjës të rimarrin përkohësisht kreun e La Liga-s. Në fakt, Messi me shokë janë në vendin e parë me 28 pikë, dy më shumë se Sevilla e vendit të dytë, por andaluzët do të zbresin në fushë pas pak minutash për t’u ndeshur me Alaves në transfertë.

Kjo ka qenë ndeshja numër 50 e mbrojtësit Semedo me Barcelona-n, me këta të fundit që do të duhet të derdhin 5 milionë euro në arkat e Benfica-s.

Sipas marrëveshjes së arritur mes dy klubeve, spanjollët do të duhet të paguajnë 5 milionë euro për çdo 50 ndeshje që mbrojtësi portugez do të luaj me katalanasit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN