MENU
klinika

Nga New York Times

Po nëse “jelekverdhët” kërkojnë pushtetin?

17.12.2018 - 11:31

Ndërkohë që protestat vazhdojnë në Francë, “jelekverdhët” kanë aptur mbështetje nga një kryebashkiak i ekstremit të djathtë. Kryebashkiaku Steeve Briois, një lider në Frontin Kombëtarë Anti-Imigrant të Francës, u ka lejuar demonstruesve të mblidhen rreth zjarrit në një parking të komunës dhe ai vendosi një shenjë në hyrje të qytetit duke deklaruar mbështetjen për “jelekverdhët”. Ai gjithashtu u dha protestuesve një çadër dhe u dha leje për të marshuar përgjatë një rruge kryesore, në kundërshtim me çfarë kishin urdhëruar autoritetet rajonale nën udhëheqjen e Macron.

Kritikët e zotit Briois thonë se motivi i tij është i qartë: qindra mijëra protestues janë forca më e re dhe më e fuqishme e Francës, që po kërcënojnë presidencën e zotit Macron dhe po nxjerrin në pah gjendjen e vështirë të klasës së mesme dhe të varfërve .

Disa të tjerë mendojnë që udhëheqësit po përfitojnë nga situata. Midis tyre është Marine Le Pen, kandidatja e Frontit Kombëtar. Ajo i ka mbështetur “jelekverdhët”, duke dërguar disa nga mbështetësit e saj dhe zyrtarët e zgjedhur për të marrë pjesë në protesta që ajo e quajti “një revoltë” kundër politikës së Macron.

Të premten, Le Pen vizitoi Hénin-Beaumont, ku zoti Briois ka qenë kryetar bashkie për katër vjet, për të treguar solidaritetin e saj dhe për t’u bashkuar me atë në hapjen zyrtare të tregut të Krishtlindjeve të qytetit.

Në një intervistë muajin e kaluar në gazetën Le Parisien, Le Pen u përplas me qeverinë e Macron mbi vendimin për të rritur taksat e karburantit, që ishte edhe shkaku i protestave.

Por Fronti Kombëtar mund të jetë duke përdorur një thikë me dy presa. A duhet t’i ndihmojnë ata “Jelekverdhët” të bëhen një lëvizje e vërtetë politike në Francë? Kjo mund të jetë bekim ose mallkim për ta.

Sondazhet tregojnë se Fronti Kombëtar, mund të humbasë një numër të konsiderueshëm votash në zgjedhjet evropiane në maj, nëse “Jelekverdhët” paraqesin kandidatët e tyre.

Ankesa për qetësi pas një sulmi terrorist në Strasburg të martën, moti i ftohtë, festa e afërt e Krishtlindjeve dhe lëshimet nga Macron i ka bërë protestat më të vogla dhe më pak të dhunshme sesa në fundjavat e mëparshme.

Por zemërimi në rrugë, ngre papritur një pyetjeje të vjetër: Kush me të vërtetë flet për “njerëzit”?.

Duke e ndjerë se janë lënë mënjanë nga një sistem politik francez me një presidencë të fortë dhe një Parlament të dobët, “Jelekverdhët” kërkojnë demokraci të drejtpërdrejtë nëpërmjet mbajtjes së referendumeve për çështje të mëdha dhe të vogla.

Lëvizja e “Jelekverdhëve” është tepër e përçarë për të paraqitur një kërcënim të drejtpërdrejtë elektoral ndaj Frontit Kombëtar. Por protestat janë vërtet potencialisht të rrezikshme për të gjitha partitë sepse njerëzit organizohen në mediat sociale, jo përmes partive politike dhe sindikatave që zakonisht i mobilizojnë njerëzit në rrugë.

New York Times

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protestat në Francë

‘Jelekverdhët’ ja dolën!

Shqetësimet e Ministrit të Financave

‘Jelekverdhët’, katastrofë ekonomike për Francën