MENU
klinika

Brexit

Po nëse nuk miratohet marrëveshja?

02.12.2018 - 16:12

Ministri i kabinetit britanik, Michael Gove, ka thënë se po e mbështet marrëveshjen e Brexit të kryeministres Theresa May dhe se ka mbështetje të madhe për të në të gjithë vendin.

Kur u pyet nga Andrew Marr në shfaqjen e tij të së dielës nëse ajo duhet të japë dorëheqjen në rast të humbjes së votës së përbashkët për marrëveshjen të martën, më 11 dhjetor ai tha “absolutisht jo”.

Nëse deputetët nuk e mbështesin marrëveshjen e Brexit të Theresa May, mund të ketë një referendum tjetër në BE, tha Michael Gove.

Ai tha se marrëveshja e saj nuk ishte e përsosur, por nëse deputetët nuk e votojnë atë më 11 dhjetor, ekzistonte rreziku që mos të ketë fare Brexit.

Laburistët kanë thënë se do të përpiqen të rrëzojnë zonjën May dhe të detyrojnë mbajtjen e një zgjedhje të përgjithshme nëse deputetët kundërshtojnë marrëveshjen. Nëse kjo dështon, atëherë ata do të kërkojnë mbështetje për një referendum tjetër.

A mund të shkarkohet kryeministrja?

Laburistët kanë thënë se do të paraqesin një mocion mosbesimi në qeveri nëse deputetët votojnë kundër marrëveshjes në një përpjekje për të rrëzuar zonjën May.

Sipas Aktit të Parlamentit me afat të caktuar, nëse qeveria humbet një votim për një mocion mosbesimi, ajo ka 14 ditë për të kaluar një mocion të dytë besimi, ose Parlamenti shpërbëhet dhe thirren zgjedhje të përgjithshme.

Thirrjet rriten për referendum

Mbështetja për një referendum të mëtejshëm po rritet. Një grup ndërpartiak prej 17 deputetësh, në një letër të botuar në Observer, gjithashtu ka bërë thirrje që Parlamenti të mbështesë një referendum tjetër në rastin më të parë.

Një numër i vogël konservatorëSH, Lib Dems, SNP, Plaid Cymru, argumentojnë se publikut duhet t’i jepet fjalA i fundit mbi kushtet e daljes së Britanisë, tani që ata e dinë se çfarë nënkupton marrëveshja.

Michael Gove tha se  një referendum të ri me një diferencë edhe më të madhe, do të “dëmtonte besimin tek demokracia dhe do të prishte ekuilibrat e vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN