MENU
klinika

Falsifikimet e kompanisë fituese

Prokuroria nis hetimet për mashtrimin me Unazën e Re

07.12.2018 - 17:24

Prokuroria e Tiranë ka nisur hetimet në lidhje me faktet e bëra publike për mashtrimin e kompanisëfituese për projektin e Unazës së Re.

Burime zyrtare nga organi i akuzes pohuan se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po kryen veprimet hetimore, në lidhje me faktet e bëra publike mbi rregullshmerine e veprimeve te kryera, per ndertimet e planifikuara ne Unazen e Re.

“Verifikimi bëhet për veprat penale të Shperdorimit të detyres, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, Fallsifikimi i dokumenteve, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, Shkelje e barazise ne tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

prokuroria heton cez-konica.al

Prokuroria shqiptare garanton vleresimin me objektivitet te fakteve, objekt i ketij hetimi duke kryer veprimet hetimore brenda nje afati te arsyeshem.”– thuhet zyrtarisht nga Prokuroria.

Reagimi i Prokurorisë vjen pas skandalit të publikuar në lidhje me falsifikimet e kompaninsë Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania), fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe.

Po sot ARRSH njoftoi se ka pezulluar ndërtimin në lotin e parë, ndërsa theksoi se është në pritje të përgjigjes nga autoritetet amerikane.