MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Pse britanikët meritojnë një shans të dytë?

08.12.2018 - 15:58

Në 1950, britanikët u tmerruan nga ideja e Komunitetit të propozuar evropian të qymyrit dhe çelikut, duke dyshuar për një komplot francez për të joshur një popull pragmatik me një projekt të huaj utopik. Argumentet themelore kundër “Evropës” nuk kanë ndryshuar aspak që atëherë…

Më 9 maj 1950, kur vendet europiane po fillonin të dilnin nga rrënojat e luftës, francezi Robert Schuman njoftoi planin e tij për të krijuar Komunitetin Europian të Qymyrit dhe Çelikut. Gjermanët ishin të kënaqur. Edhe vendet e Beneluksit dhe Italia do të merrnin pjesë. Një hap i parë drejt një bashkimi Evropian sapo ishte hedhur. Menjëherë pas njoftimit të Schuman, britanikët u ftuan të bashkoheshin për të diskutuar.

Ata u tmerruan, duke dyshuar për një komplot francez për të joshur një popull pragmatik me një projekt të huaj utopik. Partia Laburiste, partia në pushtet në Britani në atë kohë, nuk mund të imagjinonte ndarjen e sovranitetit mbi industritë e rëndësishme të Mbretërisë së Bashkuar. Dhe konservatorët nuk arritën të kuptonin se si një fuqi globale ndoshta mund të ishte pjesë e një klubi kaq të vogël evropian.

Ajo që është e trishtueshme, për katastrofën e Brexit që po bën një rrëmujë të madhe në politikën britanike tani, është se argumentet kundër “Evropës” nuk kanë ndryshuar fare që nga viti 1950. Ideologët e Partisë Laburiste të Jeremy Corbyn e shohin Bashkimin Evropian si një komplot kapitalist që sulmon pastërtinë e idealeve të tyre socialiste.

Dhe mbështetësit e Brexit ende ëndërrojnë se Britania është  një fuqi e madhe, arritja globale e të cilit nuk duhet të pengohet nga anëtarësimi në institucionet evropiane.

Mjerisht për britanikët, bota ka ndryshuar shumë që nga viti 1950. Perandoria britanike ka mbaruar dhe Commonwealth ka mbetur në të kaluarën.

Britania tani është një vend shumë më evropian. Londra në vitin 1950 ishte ende një qytet krejtësisht britanik, ku “të huajt” ishin një pakicë e dallueshme. Në dekadat e fundit të shekullit të njëzetë, ajo u bë kryeqyteti jozyrtar i Evropës. Më shumë se tre milion londinez janë të huaj, qindra mijëra evropianë të rinj punojnë në sektorin bankar, drejtësi, modë, ushqim, art, dhe shumë industri të tjera. Londra ka një popullsi më të madhe franceze sesa shumë qytete franceze.

Nuk është çudi, pra, pse shumica e londinezëve votuan për të qëndruar në BE. Po ashtu nuk është çudi pse të rinjtë kërkojnë referendum.

Frika nga emigracioni duket të jetë arsyeja kryesore përse njerëzit votuan për t’u larguar. Shumë shpesh, njerëzit kanë frikë se po “mbyten” nga të huajt:

Por në të njëjtën kohë, pa emigrantë, ekonomia dhe shërbimet britanike do të “shembeshin”.

Imazhi më famëkeq që përdoret në fushatën Brexit ishte një poster që tregon një turmë të madhe të rinjsh, me tekstin: “Ne duhet të çlirohemi nga BE dhe të marrim kontrollin.” Në fakt, fotografia është bërë në Kroaci.

Gjithashtu, një tjetër arsye është sovraniteti. Ankthi i tyre rreth humbjes së kontrollit mund të jetë i vërtetë.

Brexit për politikanët si nJohnson ose Rees-Mogg është më shumë si një grabitje mashtruese pushteti. Kjo është arsyeja më e madhe, tani që katastrofa e mundshme e Brexit është kaq afër, pse këta njerëz të thjeshtë duhet të kenë një shans të dytë për të votuar për ta shmangur atë.

Ian Buruma

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN