MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Putin “i etur” për lavdinë e dikurshme…

01.12.2018 - 11:17

Tregimi që Rusia sulmohet gjithë kohën ka dominuar gjatë propagandës së Kremlinit, me Vladimir Putin që e pozicion veten si komandant të një kështjelle të rrethuar. Por përpjekja e fundit e Putinit për të “kujtuar” rusët se ata po sulmohen nuk ka gjasa të funksionojë më.

Miliona njerëz tani kanë parë një video të një anijeje roje bregdetare që sulmon një anije ukrainase në ngushticën Kerç. Për disa rusë, kjo shfaqje e forcës padyshim ngjalli një ndjenjë krenarie. Por për shumë të tjerë, pamjet ngjallën frikë për nisjen e një lufte me Ukrainën.

Shumica e prindërve rusë, si prindërit kudo, do të preferonin t’i dërgonin fëmijët e tyre 18 vjeç për të studiuar, e jo në luftë.

Tregimi që Rusia sulmohet gjithë kohën ka dominuar gjatë propagandës së Kremlinit, me Vladimir Putin që e pozicion veten si komandant të një kështjelle të rrethuar. Kjo propagandë, , arriti kulmin në 2014, pas aneksimit të Krimesë.

Deri më tani, situate vazhdon po njësoj. Para aneksimit të Krimesë, miratimi për Putinin ishte në nivele tepër të ulëta, ndërsa më pas, shkoi më shumë se 80%.

Por, që nga vera e kaluar, shifrat kanë rënë përsëri, në 66% në tetor dhe nëntor. Përtej rikthimit të Rusisë përsëri në skenën ndërkombëtare, Putini duhej të përmirësonte standardin e jetesës së rusëve. Në vend të kësaj, qeveria njoftoi rritjen në moshën e daljes në pension. Ekonomia e Rusisë po kalon  një periudhë jo të mirë, si rezultat i sanksioneve të imponuara nga Perëndimi mbi Krimenë.

Pra siç duket, Putini mund të ketë vendosur që është koha të kujtojmë rusët se po sulmohen. (Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, gjithashtu mund të përfitojë politikisht nga përshkallëzimi i tensioneve pasi ai kërkon më shumë popullaritet në mënyrë që të rizgjidhet si president në mars.)

Për të qenë të vërtetë, Ukraina nuk e po sulmon Rusinë. Anijet detare ukrainase ishin në përputhje të plotë me një traktat bilateral të vitit 2003 që mundëson qasjen në Ngushticën Kerç dhe Detin e Azov.

Por, Putini po rikthehet përsëri tek patriotizmi primitive, ku ai është mbështetur prej kohësh.

Kjo mund të përfshijë provokime direkte dhe përplasje edhe të armatosura. Putini po kërkon të ringjallë lavdinë e dikurshme, veçanërisht versionin mitologjik të Luftës së Dytë Botërore që ai e ka themeluar si një element i legjitimitetit të tij.

Megjithatë, thirrjet nacionaliste të Putinit mund të jenë të pamjaftueshme, sepse, armiqësia ndaj Perëndimit është zbehur.

Kur sociologët nga Qendra Levada i kërkuan së fundmi rusëve 20-vjeçarë që të identifikojnë vendin që ata e shohin si një model, ata zgjodhën Gjermaninë, e ndjekur nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara. Këta të rinj e lidhin madhështinë jo vetëm me aspektin ushtarak, por edhe me prosperitetin ekonomik dhe progresin social.

Nuk mund të niset një luftë e re. Mungojnë jo vetëm burimet, por edhe vullneti për t’i lënë të rinjtë të vdesin duke luftuar me të rinjtë e një vendi tjetër. Në të vërtetë, gjëja e fundit që duan rusët është të përsërisin një luftë që la 27 milionë bashkatdhetarë të tyre të vdekur.

Andrei Kolesnikov është kryetar i Programit të Politikave Vendore të Rusisë dhe Institucioneve Politike në Qendrën Carnegie Moscow.

Project Syndicate

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analizë nga Project Syndicate

Ëndrrat mesjetare të Putinit…