Java e 11-të e Euroleague në basketboll për meshkuj është mbyllur sot në mbrëmje me 3 takimet e fundit. Kampionët e Real Madrid fituan në limit 84-82 ndaj turqve të Anadolu Efes, ndeshje e luajtur në Stamboll, ku nuk munguan emocionet dhe rivaliteti.
Një fitore me përmbysje e ekipit “merengues”, që në minutat e fundit përmbysën një disavantazh prej 15 pikësh që kishin karshi ekipi turk, që nuk arriti të triumfojë edhe pse e kishte fitoren në dorë.
Pa problem fiton ekipi tjetër turk, Fenerbahce, që mundi 81-69 grekët e Panathinaikos jashtë fushe. Një ndeshje e dobët e ekipit helen, që zhgënjeu para fansave të tij në këtë përballje mes dy ekipesh legjendare në Euroleague.
Surprizon skuadra e Baskonia Gasteiz, që mundi 76-73 CSKA Moskë, në një përballje me rivalitet dhe emocione gjatë gjithë kohës. Rezultati ishte i hapur deri në fund, me vendasit që triumfuan falë 18 pikëve të Piorier.
Euroleague – Raundi i 11-të
Buducnost – Barcelona 67-64
Darussfaka Stamboll – Maccabi Tel Aviv 71-73
Zalgiris Kaunas – Olympiacos 83-75
Bayern Mynih –Khimki Moskë 72-65
Armani Milano – Gran Canaria 86-94
Anadolu Efes – Real Madrid 82-84
Baskonia Gasteiz – CSKA Moskë 76-73
Panathinaikos – Fenerbahce 69-81