Edhe pse Cristiano Ronaldo vijon me një formë shumë të mirë sportive, me 11 gola dhe 7 asiste në 18 ndeshje ndeshje të këtij sezoni, që nga ardhja e tij te Juventus, për ish-yllin e Gjermanisë, ai është i vjetër.
Golat dhe paraqitjet e mira të CR7-s duket se nuk e ka bindur tërësisht presidentin e Bayern Munchen, Uli Hoeness, për lëvizjen befasuese të merkatos së kësaj vere, që e pa portugezin në Torino.
Sipas “Bild”, numri një i bavarezëve e ka komentuar në mënyrë negative blerjen e Ronaldos nga klubi i Juventusit, duke shpjeguar se si Bayern Munchen vendosi menjëherë të mos fillojë ndonjë negociatë me Real Madrid.
“Ai është një lojtar 33-vjeçar, i cili do të na kushtonte 100 milionë euro, – tha Hoeness. – Ishte një operacion, që do ta kishim kryer me sytë mbyllur, nëse Ronaldo do të ishte 24 vjeç. Kjo është një çështje moshe, sepse klasi i Cristiano Ronaldos nuk është në pikëpyetje” – shpjegoi presidenti i Bayern Munchen.