MENU
klinika

Boca Juniors-River Plate

Ronaldo refuzon të ndjekë finalen me Messin

05.12.2018 - 12:18

Duket se Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë përfundimisht në ndeshjen finale të kthimit mes Boca Juniors dhe River Plate, që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu:, ku ai do të ulej bashkë me Lionel Messin.

Sipas të përditshmes “AS”, Ronaldo e refuzon këtë mundësi për ta shikuar finalen e Copa Libertadores në stadiumin e ish-klubit të tij së bashku me rivalin e tij më të madh, për shkak të lidhjes së tij me Real Madrid.

“Ronaldo do të ishte shumë i lumtur ta pranonte ftesën e Federatës së Futbollit të Spanjës dhe ta shikojë ndeshjen bashkë me Messin në zonën për VIP, mirëpo plagët e largimit të tij ende nuk janë shëruar plotësisht”, – ka thënë një burim për AS.

Ronaldo dhe Messi
Ronaldo dhe Messi

Në shenjë respekti për dy futbollistë që njihen si më të mirët në histori të këtij sporti, Ronaldo dhe Messi, u ishin ofruar biletat për shikuar ndeshjes mes River Plate dhe Boca Juniors në “Santiago Bernabeu” përkrah njëri-tjetrit. Mirëpo duket se ky plan i presidentit të klubit madrilen, Florentino Perez, nuk do të funksionojë.

Ndeshja kthyese e finales së Copa Libertadores, mes Boca Juniors dhe River Plate, pritej të zhvillohej të shtunën në orën 21:00. Megjithatë, ajo u shty për të dielën në po të njëjtën orë, për shkak të incidenteve që u shkaktuan nga tifozët e River Plate.

Ndeshja nuk u zhvillua as të dielën, pasi që lojtarët e Bocas nuk ishin ende një gjendje mjaftueshëm të mirë shëndetësore për ta zhvilluar atë. Tani është vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet të dielën, më 9 dhjetor, në “Santiago Bernabeu”.

Gjatë kohës kur autobusi i Boca Juniors po shkonte drejt stadiumin “Monumental”, u sulmua nga tifozët e River Plate, të cilët filluan ta gjuajë atë me gurë, duke i thyer të gjithë xhamat dhe duke i shkaktuar kështu disa lëndime lojtarëve që gjendeshin brenda.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN