MENU
klinika

Fansi i veçantë

Salah e Liverpool, surprizë tifozit të verbër

20.12.2018 - 18:54

Sulmuesi egjiptian i Liverpool, Mohamed Salah, priti sot në qendrën stërvitore të Liverpoolit tifozin e verbër, i cili u bë i famshëm pasi u publikua një video ku shihej ai duke festuar golin e idhullit të tij.

Kur Salah e shënoi golin në ndeshjen e Champions League kundër Napolit, kamerat televizive e kapën një moment ku shihej një tifoz i Liverpoolit duke ia përshkruar golin një kushëririt të tij të verbër.

Mike Kearney ka qenë tifoz i Liverpoolit gjatë gjithë jetës së tij dhe i ka përcjellë të gjitha ndeshjet e gjashtë viteve të fundit në Anfield edhe pse nuk mund t’i shohë atë. Ai ka bërë të ditur se kushëriri i tij ia përshkruan atij momentet më të rëndësishme të ndeshjeve.

“Kushëriri im ishte duke ma shpjeguar mua se kush kishte shënuar. Që të jem i sinqertë, është vetëm një përvojë normale për mua. Unë i bashkohem brohoritjeve dhe festoj si të gjithë të tjerët në stadium”, – ka thënë Kearney.

Një javë pasi kjo video filloi të shpërndahej gjithandej në internet, Mohamed Salah e ftoi Kearney në Melwood dhe e shfrytëzoi këtë mundësi për t’ia dhuruar atij një fanellë me mesazhin: “Për Michael, mbështetja jote është frymëzuese”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN