MENU
klinika

Kërcënimi i egjiptianit

Salah largohet nëse Liverpool merr izraelitin

26.12.2018 - 14:49

Liverpool po kalon një moment shumë të mirë, duke luftuar në të gjitha frontet për të fituar trofe. Por tentative e fundit në merkato e klubit ka mërzitur shumë yllin Momamed Salah. Liverpool po përpiqet të transferojë Munas Dabbur, goleadorin izraelit të Red Bull Salzburg.

Por egjiptiani i “Reds” ka refuzuar t’i shtrëngojë duart me lojtarët izraelitë në raste të tjera, për shkak të konfliktit arabo-izraelit. Edhe pse Mohamed Salah është duke bërë shumë mirë në skenën sportive, “The Jerusalem Post” thotë se ylli egjiptian ka kërcënuar me largim, nëse sulmuesi i lartpërmendur izraelit mbërrin në “Anfield”.

Me sa duket, kjo është arsyeja pse klubi anglez po heziton për nënshkrimin e yllit të Red Bull Salzburg, Munas Dabbur. Natyrisht, kjo ka krijuar një tronditje në Angli, ku disa media si “Mirror” nuk kanë vonuar që t’i bëjë jehonë lajmit.

Në të kaluarën, Mohamed Salah ka pasur probleme, duke refuzuar t’i shtrëngojë duart me lojtarët izraelitë, siç ra shumë në sy në një ndeshje mes Maccabi Tel Aviv dhe Basel, gjatë së cilës ai luajti në ekipin zviceran.

Dabur ka arritur të shënojë 20 gola dhe të japë 6 asiste në 30 ndeshjet që ka luajtur këtë sezon, ndërsa Salah ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 6 asiste në 25 ndeshje.