Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio mposhtën rivalët në betejën zgjedhore online…
Dominimi i Facebook nga dy liderët politikë populistë të Italisë, Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio, me videot dhe transmetimet e drejtpërdrejta, u përdor për të anashkaluar mediat kryesore dhe për të nxitur mosmarrëveshjet gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të vendit.
Të dhënat, të shqyrtuara nga Guardian, zbulojnë se si udhëheqësit masivisht e zgjeruan shtrirjen e tyre me postimet e tyre në fillim të këtij viti, duke eklipsuar rivalin e tyre kryesor, ish-kryeministrin Matteo Renzi, në Facebook.
Të dhënat u mblodhën nga disa akademikë në Laboratorin e Medias të Universitetit të Pisa.
Ata zbuluan se 25 postimet më të shpërndara në Facebook, ishin video, transmetime të drejtpërdrejta ose fotografi nga Salvini, i cili drejton Lidhjen e ekstremit të djathtë, ose Di Maio, udhëheqësi i Lëvizjes Pesë Yjet(M5S).
Çifti, të cilët ishin rivalë gjatë zgjedhjeve, dominonin trafikun e Facebook me video virale dhe transmetime personale, të transmetuara drejtpërdrejt. Salvini dhe Di Maio gjithashtu siguruan rreth 7.8 milion Like dhe Share secili gjatë fushatës dymujore.
Rivalja e tyre më e afërt në Facebook ishte Giorgia Meloni, liderja e partisë së vogël populiste ekstremiste të së djathtës Vëllezërit e Italisë, postimet e të cilës siguruan rreth 2.6 milionLike dhe Share. Renzi, i cili bënte më shumë pastime me tekst se çdo politikan tjetër, siguroi vetëm 1,5 milion të tilla.
Më pak të suksesshmit në Facebook ishin ish-ministri kryesor Silvio Berluskoni dhe politikani i majtë Pietro Grasso.
Prof. Gianpietro Mazzoleni, i Universitetit të Milanos, i cili ishte i përfshirë në hulumtim, tha se ishte e zakonshme që politikanët populistë të shfrytëzonin mediat sociale, veçanërisht gjatë “fazës së kryengritjes”, kur ata përpiqeshin të merrnin vëmendjen e televizioneve dhe gazetave.
Salvini më shumë audiencë në Facebook sesa çdo politikan tjetër në Europë, 3.4 milionë.
Udhëheqësi i ekstremit të djathtë e ka përdorur Facebookun për të shfrytëzuar tensionet mbi imigracionin, publikuar “listat e urrejtjes” të armiqve të tij dhe për t’u dhënë italianëve komente të vazhdueshme mbi jetën e tij personale dhe familjare.
Videoja më e shikuar e Salvinit, sipas analizës, ishte një klip nga një fjalim parlamentar evropian që ai gabimisht pretendonte se ishte “censuruar” nga media kryesore. Në klip ai thotë “Gjatë viteve të fundit Italia ka marrë në 600,000 refugjatë, jo duke ikur nga lufta por duke sjellë luftë këtu”.
Dr. Paolo Gerbaudo, nga King’s College në Londër, tha për Salvinin: “Ai bën live pothuajse çdo ditë, në apartamente ose në rrugë, në zonat urbane, kudo ku ai është, dhe kjo jep një ndjenjë autenticiteti”.
Ekziston një interes akademik në rritje në marrëdhëniet mes mediave sociale dhe lëvizjeve populiste. Facebook dhe Twitter kanë transformuar demokracitë perëndimore, duke bërë të mundur që politikanët të anashkalojnë mediat tradicionale dhe të komunikojnë drejtpërdrejt me mbështetësit e tyre.
Në Francë, lëvizja e “Jelekverdhëve”, që ka tronditur presidencën e Emmanuel Macron, u orkestrua nëpërmjet Facebook.
Olivier Ertzscheid, një studiues në Universitetin e Nantes, tha se shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, shpresonte se ndryshimi algoritmik do të krijonte një infrastrukturë të re sociale për t’i sjellë njerëzit më afër politikanëvedhe për t’i lejuar njerëzit të përfshihen më shumë në vendimet politike e vendit të tyre. Mënyra se si u ndërtua lëvizja e “Jelekverdhëve” në Francë tregon se ai kishte absolutisht të drejtë”.
The Guardian