Ka përfunduar superderbi shumë i përfolur dhe i luftuar mes River Plate dhe Boca Juniors. River Plate ka fituar 3-1 pas 120 minutave lojë, teksa koha e rregullt në “Santiago Bernabeu” përfundoi në barazim 1-1. Takimi i parë kishte përfunduar 2-2 dhe kështu River Plate triumfon në Copa Libertadores.
River Plate-Boca Juniors nuk ka zhgënjyer aspak publikun e shumtë. Raste nga një anë në tjetrën, por edhe një gol përpara fundit të pjesës së parë. Verdheblutë kanë gjetur rrjetën me djaloshin e tatuazheve, Benedetto, tepër i dashur për argjentinasit.
Në “Bernabeu”, ekuilibri është rivendosur kur Lucas Prato ka realizuar për bardhekuqtë, duke çuar shifrat në 1-1, kur po regjistrohej minuta e 68-të e pjesës së dytë. Deri në fund nuk pati më gola dhe ndeshja kalon në shtesë.
Në shtesë, një eurogol nga kolumbiani Juan Quintero në minutën e 109-të ka kaluar River Plate në avantazh, teksa Boca Juniros kishte mbetur me 10 lojtarë. Boca më pas mbetet me 9 futbollistë, pas daljes me të kuq të Barrios dhe Gagos.
Në fund, vendos përfundimisht Martinez, teksa shënon edhe golin e tretë. Ishin sekondat e fundit të takimit, kur po regjistrohej minuta e 122-të. River Plate mposht 3-1 Boca Juniors, në një superderbi që do të mbahet mend shumë gjatë.
Takimi i parë në “Bombonera” u mbyll në barazim 2-2, ku për Bocan shënuan Abila dhe Benedetto, ndërkohë River barazoi dy herë rezultatin me anë të Prattos dhe një autogol të Izquierdoz.
Kujtojmë se ndeshja kthyese në stadiumin e River Plates ishte anuluar, pasi tifozët e kësaj skuadre kishin sulmuar autobusin e skuadrës së Bocas teksa po futej në stadium Antonio Vespucio Liberti.