MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 17

Teuta fundos Kastriotin, ngjitet e dyta

16.12.2018 - 15:55

Teuta është kthyer në një “nëndetëse” e kampionatit shqiptar, pasi pa zhurmë është ngjitur në vendin e dytë, -4 pikë nga kreu. Ekipi durrsak fitoi një tjetër transfertë të vështirë, duke mposhtur 4-0 Kastriotin në Fushë-Krujë.

“Djemtë e Detit” shënuan nga një gol për secilën pjesë, duke marrë tri pikë mjaft të rëndësishme. Ndërsa krutanët, me këtë humbje, mbesin në fundin e renditjes dhe do të vazhdojnë të luftojnë për mbijetesë.

Ishte Kallaku ai që i dha avantazhin skuadrës mike, duke qetësuar deri dike skuadrën e drejtuar nga Bledi Shkëmbi, që po tregon se edhe si drejtues mund të ketë suksese po aq sa kur ishte futbollist.

Në pjesën e dytë, Kastrioti ishte shumë më kërkues, ndërkohë që pas linte shumë hapësira. Dhe në një kundërsulm, Progni shënon me kokë golin e dytë, që do të ishte edhe i nokautit për vendasit. Tifozët e paktë krutanë kanë sharë në kor gjyqtarin e takimit.

Në fund, pati vend edhe për dy gola të tjera për Teutën. Në të 90-n, Aamadu shënon golin e tretë. Kur ndeshja u mendua se u mbyll, Vecaj shënon golin e katërt për durrsakët, duke e mbyllur 0-4.

KASTRIOTI – TEUTA    0-4

Kallaku 32′, Progni 67′, Latif 91′, Vecaj 93′

Kastrioti: Puja, Neziri, Shehi, Çela, Stijepoviç, Shehu, Ymeraj, Okebugu, Bardhi, H. Marku, Roxher. Trajner: Stavri Nica

Teuta: Hidi, Gjorgievski, Shkalla, Osmani, Hakaj, Gashi, Sidibe, Kallaku, Progni, Kamara, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Ermal Barushi, Orgest Grabova, Orlando Kuka

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN