Teuta ka surprizuar përsëri Skënderbeun këtë sezon dhe kësaj radhe ka ndodhur në Korçë. Durrsakët kanë fituar 1-0, duke bërë një hap të madh sa u përket pretendimeve, njëkohësisht duke dhënë një “asist” Partizanit në krye, teksa të kuqtë janë 4 pikë para Skënderbeut tashmë.
Një ndeshje e çmendur u luajt në Korçë, në plot kuptimin e fjalës. Karton i kuq, penallti e humbur, dy gola të anuluar dhe raste të diskutueshme, e pretendime për 11-metërsh. Skënderbeu-Teuta dhuruan një 90 minutash spektakolare, me raste të panumërta, por vetëm për një gol.
Vetëm 10 minuta më vonë skuadra e Shkëmbit e gjeti rrugën e rrjetës, me Kamaran që me kokë nuk gaboi nga fare pranë portës së Teqes. Mw pas Beqaj ndërhyri në mënyrë të parregullt në dëm të Muzakës, duke e detyruar gjyqtarin që të akordojë 11-metërsh, por dhe t’i tregojë kartonin e dytë të verdhë.
Aliti mori topin për të goditur 11-metërshin. Mbrojtësi i Skënderbeut u ndal nga Hidi, i cili nuk lëvizi shumë nga qendra e portës, për t’i mohuar festën dhe golin e barazimit korçarëve.
Në minuta e mbetura Teuta u mbrojt mjaft mirë, por edhe vendasit nuk arritën që të shfrytëzonin ato raste që u krijuan. Teuta regjistron ndeshjen e 8 pa humbje radhazi dhe ruan diferencën prej 6 pikësh me Partizanin.
SKËNDERBEU – TEUTA 0-1
Kamara 33′
SKËNDERBEU: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka (Fili 75′), Dita, Demte (Guindo 78′), Gripshi (Hoxhaj 65′), Bregu, Oto Xhon. Trajner: Orges Shehi.
TEUTA: Hidi, Gjorgievski, Shkalla, Osmani, Beqja, Sidibe, Gashi, Traore (Latif 59′), Kallaku (Hakaj 46′), Kamara (Bicaj 80′), Progni. Trajner: Bledi Shkëmbi.
Kartonë të verdhë: Radas 30′ Bregu 33’/ Beqja 17′, 45+1′, Hidi 74′, Hakaj 83′
Karton i kuq: Beqja 45+1′
GJYQTARË: Enea Jorgji, Rejdi Avdo, Ilir Tartari, Orlando Kuka