MENU
klinika

Ushtria e Kosovës

Thaçi: Kosovë, urime ushtria!

13.12.2018 - 16:53

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se këto festa të fundvitit këtë vit janë më të veçanta për të gjithë ne.

Ai këto komente i ka bërë gjatë inspektimit të pjesëtarëve të FSK-së në kazermën “Adem Jashari”, një ditë para se kjo forcë të shndërrohet në ushtri.

Jam i lumtur që sot në prag të festave të fundvitit të jem me ju. E di që edhe për juve si ushtarë të Republikës së Kosovës, për ne dhe për shtetin tonë kësaj radhe festat e fundvitit janë më të veçanta. E di që ju ushtarë të nderuar këtë vit po e përjetoni më ndryshe dhe me emocione, kanë mbetur vetëm edhe disa orë deri tek vendimi i shumëpritur… Ju, me mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Republikë për kohë të gjatë keni punuar për themelimin e ushtrisë tonë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka theksuar se Ushtria e Kosovës do të jetë e gatshme që t’i shërbejë kultivimit të paqes në vend, rajon dhe kudo në botë.

Është meritë e juaja, e çdo qytetari të Kosovës, prandaj sot çdo qytetar i vendit duhet të ndihet krenar. Jam në mesin tuaj që t’ju falënderoj në emër të qytetarëve dhe institucioneve. Kosovë urime ushtria”, u shpreh Thaçi.

Presidenti theksoi se nga ky muaj këta djem dhe vajza do të kenë mandat të ri, mision të ri si Ushtria e Kosovës. /Konica.al/