MENU
klinika

"Do ta kundërshtoj me çdo kusht"

Theresa May në rrezik/ Përballet me votë mosbesimi

12.12.2018 - 15:01

Kryeministrja britanik Theresa May do të përballet me një votë mosbesimi në udhëheqjen e saj.

May tha: “Unë do ta kundërshtoj atë votë me gjithçka që kam”.  Deputetët konservatorë do të votojnë nga ora 18:00 deri në orën 20:00.

May tha se ndryshimi i liderit konservator do të rrezikojë vendin dhe do të krijojë pasiguri.

Ian Lavery, nga Partia Laburiste në opozitë, tha se “dobësia dhe dështimi i zonjës May e ka demobilizuar qeverinë në një periudhë thelbësore për vendin”.

Zyrtari i Konservatorëve, Graham Brady, paralajmëroi votën e mosbesimit të mërkurën, duke thënë se kërkesa është bërë nga 15 për qind e ligjvënësve të partisë. Ai tha se rezultati i votimit do të bëhet publik “sa më parë që është e mundur”.

Sekretari i Jashtëm Jeremy Hunt tha se May ishte personi më i mirë që mund t’i siguronte që britanikët të largohen nga BE më 29 mars, ndërsa Sekretari i Shtetit Sajid Javid tha se një konkurs lidershipi do të ishte i gabuar.

Deri më tani, 158 deputetë konservatorë kanë thënë publikisht se do të votojnë për të, me 33 kundër, sipas BBC. Ajo ka nevojë të sigurojë votat e 158 deputetëve për të mbijetuar. Por është një votim i fshehtë, kështu që rezultati përfundimtar është vështirë të parashikohet.

Nëse May fiton votën e besimit ajo nuk mund të sfidohet si udhëheqëse konservatore për të paktën një vit tjetër.

Nëse May nuk fiton shumicën, atëherë do të përballet me garën për lidershipin e partisë, në të cilën ka dobësim të përkrahjes.

Në deklaratën e  bërë të mërkurën në mëngjes, May tha: “Duhet të qëndrojmë së bashku për t’i shërbyer vendit tonë. Asnjë nga këto nuk do të ishte në interesin kombëtar”. “Unë ia kam kushtuar gjithë  kohën këtyre detyrave që kur u bëra kryeministër dhe jam gati të përfundoj punën”.

A do të ketë një kryeministër të ri nëse humbet votën? Jo menjëherë. Ajo do të qëndrojë si kryeministre, derisa partia të zgjedhë një udhëheqës të ri konservativ, një proces që mund të zgjasë deri në gjashtë javë.

Kandidatët e mundshëm për të udhëhequr Partinë Konservatore dhe për t’u bërë kryeministri i ri përfshijnë ish sekretarin e jashtëm Boris Johnson, sekretarin e brendshëm, Sajid Javid, sekretarin e jashtëm, Jeremy Hunt dhe sekretarin ndërkombëtar të zhvillimit Penny Mordaunt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN