MENU
klinika

Studimi

Tranferimi më i shtrenjtë nuk është Neymar

25.12.2018 - 15:44

Transferimi i Neymar mund të jetë aktualisht më i shtrenjti në historinë e futbollit nga Barcelona te PSG për shumën e 222 milionë euro, por nëse do të merrej parasysh inflacioni, në të vërtetë është Ronaldo Fenomeni ai që vijon të mbajë rekordin si transferimi më i kushtueshëm.

Një studim i realizuar nga “Play Ratings”, zbuloi se duke shtuar inflacionin dhe marrë në konsideratë ndryshimin monetar, transferimi i kushtueshëm i Ronaldo Fenomenit nga Barcelona tek Inter, do të ishte më i shtrenjti, pasi do të përkthehej në tregun e sotshëm në plot 433 milionë euro.

Sipas të njëjtit studim, në vend të dytë renditet transferimi i Maradonës në 1984, që do të kushtonte sot në merkato 345 milionë euro.

Transferimi i tretë më i shtrenjtë klasifikohet ai Platini i vitit 1982, që me valutën e sotme konvertohet në 334 milionë euro, ndërsa i katërti renditet ai i Van Basten në vitin 1987, që do të vlente sot 328 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN