MENU
klinika

Pas shkarkimit nga United

Tre klubet që kërkojnë Jose Mourinhon

20.12.2018 - 17:09

Para dy ditësh, Manchester United shkarkoi nga detyra trajnerin Jose Mourinho. Menjëherë janë vënë në lëvizje të paktën 3 klube të mëdha evropiane. Real Madrid, Inter dhe Benfica e kanë shprehur interesimin për portugezin, pavarësisht se të 3 skuadrat kanë trajner.

“Mourinho është i interesuar për një kthim te Real Madrid. Florentino Perez, presidenti i klubit, e emëroi në Santiago Solarin në pozitën e trajnerit në tetor, por në Spanjë besojnë se Real Madrid do ta kërkojë një trajner të ri gjatë verës”, – shkruajnë gazetarët e “The Times”, Paul Hirst dhe Martyn Ziegler.

“Gjithashtu, Benfica dhe Interi janë duke e monitoruar situatën e Mourinhos. Inter, një nga ish-klubet e tij, mund të interesohet për të nëse e shkarkojnë Luciano Spallettin, pas dështimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve” – shton “The Times”.

mourinho
mourinho

Mourinho nuk nxitohet, fundja sa i përket anës ekonomike është i garantuar deri më 2020-n, pasi United i detyrohet një shumë prej 24 milionë eurosh. Prandaj ai me siguri do të presë momentin e duhur, për ekipin e duhur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN