Liverpool e ka kaluar me sukses edhe ndeshjen e javës së 16-të të Premier League, duke fituar thellë 4-0 në transfertë ndaj Bournemouth, ku 3 gola i shënoi Salah, që ngjitet i pari me 10 gola. Një sukses që u jep vendin e parë Të Kuqve dhe tani sytë janë te sfida Chelsea-Manchester City, që luhet në 18:30.
Në fillim, është dukur se Liverpool do ta kishte të vështirë, të paktën për nga rezistenca e vendasve. Por në minutën e 25-të, Salah ka zhbllokuar shifrat dhe Liverpool e mbyll në avantazh pjesën e parë.
Me të filluar e dyta, është përsëri Salah që shënon dhe miqtë fillojnë të qetësohen, teksa luajnë më lirshëm. Në minutën e 68-të vjen autogoli i Cook dhe normalisht që shpresat për vendasit shuhen qoftë edhe për një barazim.
Për të vulosur gjithcka mendon përsëri Salah, që në minutën e 77-të shënon golin e tretë personal dhe të katërtin për Liverpool, që tashmë ndodhet në krye, 1 pikë më shumë se City, me këtë të fundit që do të përballet me Chelsean në Londër.