Kur Presidenti George H.W. Bush u varros javën e kaluar, të gjitha vlerësimet për të ndiqeshin nga një “por”. Për gazetarët dhe historianët, fjalia vazhdonte me “por ai ishte president vetëm një mandat.” Ai humbi zgjedhjet e 1992, pjesërisht për shkak të recesionit të viteve 1990-1991.
Marrëveshja e buxhetit që Bush arriti me demokratët e Kongresit më 1990, mund të ketë kontribuar në dështimin e tij për të fituar rizgjedhjen në vitin 1992. Nuk ka dyshim se koha ishte e tmerrshme. Ajo përkoi me fillimin e një recesioni, dhe ngadalësoi rimëkëmbjen e mëvonshme.
Lufta për të larguar Irakun nga Kuvajti, pas pushtimit të Sadam Huseinit, tregoi se Bush ishte i aftë, si në aspektin diplomatik dhe ushtarak. Pasi operacioni Desert Storm arriti qëllimet e tij, vlerësimi për Bushin arriti një 89%. Vetëm në vitin e katërt dhe të fundit të mandatit të tij, vlerësimi u përkeqësua.
Pas një viti e gjysmë në detyrë, Presidenti Bush vendosi të trajtojë problemin e deficitit që ai kishte trashëguar.
Ai hyri në negociata me Kongresin. Demokratët kishin kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit dhe refuzuan të bien dakord të kufizojnë shpenzimet vendore. Kështu, në qershor të vitit 1990, Bush pranoi se çdo marrëveshje për të shkurtuar deficitin do të kërkonte rritje të taksave.
Taksat që u rritën ishin, në fakt, taksa të vjetra. Por kjo u konsiderua si një teknikë. Më 9 tetor, Shtëpia dhe Senati njoftuan një plan buxhetor.
Akti i Zbatimit të Buxhetit të vitit 1990 krijoi kufizime të njohura si rregullat “pay-as-you-go” (PAYGO). Kur Bill Clinton u bë president në janar 1993, ai e dërgoi legjislacion në Kongres për të rinovuar sistemin PAYGO.
Sistemi fiskal i krijuar nga Bush mbeti i vendosur gjatë gjithë pjesës së mbetur të presidencës tetëvjeçare të Klintonit. Politika e shtrënguar buxhetore, së bashku me një rritje të fuqishme ekonomike, reduktoi në mënyrë të vazhdueshme deficitin dhe e shndërruan atë në suficite në rritje në vitet 1998, 1999 dhe 2000.
Republikanët që udhëhoqëhoqën pas Bush ndoqën një model të politikës fiskale pro-ciklike. Si rezultat, rikuperimi nga Recesioni i Madh ishte më i ngadalshëm sesa duhej të ishte, ashtu siç ishte rasti me recesionin 1990-1991.
Gjatë vitit të kaluar, Presidenti Donald Trump ka ulur taksat dhe ka rritur shpenzimet. Rezultati mund të jetë një rrëmujë edhe më e keqe se sa Bushi 43 la pas në vitin 2008.
Jeffrey Frankel, është profesor në Shkollën Kennedy të Universitetit të Harvardit, më parë ka shërbyer si anëtar i Këshillit të Këshilltarëve Ekonomik të Presidentit Bill Clinton. Ai është një bashkëpunëtor hulumtues në Zyrën Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike të SHBA, ku është anëtar i Komitetit të Punësimit të Ciklit të Biznesit.