MENU
klinika

Deklarata e shefit detar ukrainas

Ukraina: Ne jemi gati nëse Rusia na sulmon përsëri

24.12.2018 - 14:32

Sulmi i Rusisë ndaj anijeve ukrainase në ujërat ndërkombëtare të Detit të Zi, pranë Ngushticës së Kerçit, më 25 nëntor dukej sikur tregonte më tej se Kremlini është gati të bëjë gjithçka që duhet për të dobësuar Ukrainën.

Por megjithë kapjen e tre anijeve dhe burgosjen e 24 marinarëve, marina ukrainase thotë se nuk po dobësohet.

Në vend të kësaj, anijet luftarake të Ukrainës do të vazhdojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre ligjore për të kaluar në ngushticën e Kerçit, madje ata janë gati të luftojnë nëse rusët i sulmojnë edhe një herë, sipas shefit të stafit detar, Admiralit Andriy Tarasov.

Në një intervistë të 23 dhjetorit, komandanti i lartë detar deklaroi se do të nisë një mision i ri detar dhe Ukraina duhet të vazhdojë të ushtrojë të drejtën e saj të ligjshme për lirinë e lundrimit në ujërat që ai thotë se janë monopolizuar ilegalisht nga Rusia.

“Ka një luftë në vazhdim, të nisur nga Rusia” tha Tarasov. “Ne duhet të përmbushim detyrat tona në lidhje me mbrojtjen e interesave tona sovrane. Dhe interesat sovrane të Ukrainës zbatohen edhe për Ngushticën e Kerçit” tha ai.

“Prania e partnerëve tanë në Detin e Zi është një faktor parandalues ​​dhe stabilizues”, tha Tarasov. “Për shembull, prania e tyre nuk do t’u lejonte rusëve të përsëritnin atë që bënë më 25 nëntor.” shtoi ai.

Herën e fundit, më 25 nëntor, dy anije ukrainase u dëmtuan rëndë dhe u kapën kur rusët përfundimisht hapën zjarr pas një ndjekjeje 10 orësh në Detin e Zi. Ushtarët ukrainas nuk ishin në pozitë për të luftuar forcat armike, sipas Tarasov.

Për kapitenët ukrainas, vendimi për të mos i sulmuar edhe ata rusët, ishte i vetmi vendim i drejtë, që ndihmoi në shmangien e përshkallëzimit të një konflikti më të madh të nisur nga Rusia, tha komandanti.

Herën tjetër, megjithatë, anijet e Ukrainës nuk do të mbajnë të njëjtin qëndrim.

“Siç thashë, ne veprojmë në përputhje të plotë me ligjin,” tha Tarasov. “Nëse do të përballemi me një akt agresioni, ne do të përdorim armë, nëse jemi të detyruar ta bëjmë këtë dhe nëse kemi plotësisht të drejtë nga ligji ndërkombëtar dhe ukrainas”./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tensionohen përsëri marrëdhëniet

Incident në Detin Azov/ Rusia sulmon anijet ukrainase