Menjëherë pas shkarkimit të trajnerit Jose Mourinho, Manchester United ka gjetur pasuesin e tij. Emri i përzgjedhur, të paktën sipas mediave angleze, është ai i ish-mesfushorit Michael Carrick, i cili deri tani ka qenë pjesë e stafit drejtues dhe është një personalitet i respektuar nga tifozët dhe lojtarët.
Lajmin për emërimin e një trajneri të përkohshëm e dha vetë Manchester United, në komunikatën e pushimit nga puna të Jose Mourinho-s: “Një trajner i përkohshëm do të emërohet deri në mbyllje të sezonit, ndërsa klubi do të kryejë një proces të plotë rekrutimi për një trajner të ri”.
Mourinho e la United në vendin e gjashtë, me 19 pikë më pak se Liverpool-i kryesues. Të shtunën United do të vizitojë Cardiff-in dhe aty pritet të debutojë Carrick, i cili nis karrierën si trajner me detyrën më të vështirë të mundshme, pak a shumë si Santiago Solari në Madrid.
Shifrat dhe klauzola e Carrick nuk janë bërë të ditura, me siguri ato do të mësohen gjatë ditëve në vazhdim, pasi me kryesore për klubin tani është dëmshpërblimi i Mourinhos dhe dalja nga situata në renditje.