MENU
klinika

Takimi i Veselit

‘Uniteti i garanton fitoren e Kosovës në dialog’

27.12.2018 - 12:19

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha në hapje të takimit me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe anëtarët e delegacionit shtetëror se Republika e Kosovës është gati për fazën e dialogut final me Serbinë dhe siç tha ai, “bashkë me aleatët tanë perëndimorë do të dalim triumfues, duke siguruar njohjen e pavarësisë nga Serbia, ulësen në OKB dhe përshpejtimin në integrimet euro atlantike”.

Kreu i Kuvendit si nikoqir i takimit ku bëri bashkë të gjithë krerët institucionalë dhe ekipin negociator, i informoi partnerët ndërkombëtarë nga vendet anëtare të QUINT-it se shteti i Kosovës ka arritur unitetin për procesin final të dialogut dhe në këtë proces ai tha se presin edhe mbështetjen e pakursyer nga vendet partnere, njësoj sikur në gjitha proceset që ka kaluar Kosova.

Kërkohet unitet lidhur me dialogun me Serbinë konica.al

Kosova deri tani që nga koha e luftës ka bashkë-udhëtuar me aleatët e saj perëndimor nëpër çdo proces të rëndësishëm. E kaluara na ka treguar që ky bashkë-udhëtim, dhe uniteti i spektrit politik në çështje të mëdha ka rezultuar gjithnjë me fitore për Kosovën. Andaj unë sot kam vetëm një mesazh të qartë, ne jemi gati dhe në jemi bashkë”, ka thënë Veseli.

Në këtë takim po merr pjesë edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell si dhe ambasadorët e vendeve tjera dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Përfaqësuesit e LDK-së dhe Vetëvendosjes sërish bojkotuan takimin. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!