Liga e Serie A në Itali ka zyrtarizuar vendin, datën dhe orën e Superkupës së Italisë 2018. Ajo do të luhet më 16 janar 2019, në “King Abdullah Sports City Stadium” të Gedas, në Arabinë Saudite, në orën 20:30 me orën lokale, ose në 18:30 të Italisë.
Superkupa e Italisë do të luhet sërish jashtë vendit, pasi në vitin 2017 u zhvillua në stadiumin “Olimpico” të Romës. Ndeshja e fundit Juventus-Milan është zhvilluar në Doha, në vitin 2016, kur kuqezinjtë fituan pas gjuajtjes së penalltive.
Këtë radhë mund të ketë një diferencë më të madhe mes dy skuadrave, në favor të bardhezinjve, por Milani nuk dorëzohet lehtë dhe do të luftojë fort për trofeun.
Sipas të dhënave paraprake, klubet do të përfitojnë nga 2 milionë euro secili, ndërsa stadium pritet të jetë plot, pavarësisht se shumica do të jenë vendës arabë.