U luajtën sot përballjet e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë së Parë. Në Grupin A, kryesuesit e Vllaznisë vazhdojnë marshimin, teksa mposhtën Veleçikun me rezultatin 0-2, duke thelluar diferencën në +7 nga ndjekësit e Erzenit.
Skuadra shijakase nuk ka shkuar më shumë se barazimi përballë Besëlidhjes në transfertë. Një përballje tepër emocionuese, ku nuk mungoi as tensioni.
Ndërkohë Dinamo e Igli Allmuçës ka bindur në shtëpi, duke mposhtur Shënkollin me rezultatin 3-0. Fitore tepër të rëndësishme edhe për Burrelin dhe Korabin.
GRUPI A
Besëlidhja-Erzeni 1-1
Abubakar 8’/ Lajthia 68′
Veleçiku-Vllaznia 0-2
Hajdari 16′, Zogaj 67′
Dinamo-Shënkolli 3-0
Cema 35′, 52′, Sefa 67′
Burreli-Vora 2-0
Hyseni 45+2′, Baro 75′
Korabi-Iliria 1-0
Lika 52′
Në Grupin B, kryesuesit e Bylisit kanë bindur në transfertë, duke mposhtur Elbasanin me rezultatin e thellë 1-4. Ndjekësit e Besës së Kavajës, kanë zhgënjyer sërish, duke barazuar pagola në shtëpi përballë Orikut.
Skuadra verdhezi, i ka dhënë mundësinë ballshiotëve që ta thellojnë diferencën në +6, teksa gjërat sa vijnë e vështirësohen. Fitore mjaft e rëndësishme për Egnatian në transfertë ndaj Tomorit. Edhe pse beratasit kaluan të parët në avantazh, rrogozhinasit përmbysën gjithçka falë tripletës së lushnjarit Branica.
Me triumfin e sotëm, Egnatia u ngjit në kuotën e 25 pikëve, 1 më pak se Besa e vendit të dytë. Ndërkohë në sfidën tjetër, Pogradeci i Festim Fetollarit ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-1, Turbinën e vendit të fundit. Liqenorët janë pozicionuar në vendin e 4-t të renditjes dhe kanë hedhur në këtë mënyrë vështrimin nga kreu.
GRUPI B
Besa-Oriku 0-0
Tomori-Egnatia 1-3
Sharavolli 10′ / Branica 28′, 35′, 63′
Pogradeci-Turbina 5-1
Alillari 6′ , 26′, Jahaj 39′, Topllari 45′ (p), 74′ / Osuagu 66′
Elbasani-Bylis 1-4
Lleshi 89′ / Peposhi 40′, Çela 69′, Kofi 77′, Antoni 87′