MENU
klinika

Kategoria e Parë, Java 12

Vllaznia thyen Dinamon, Superliga s’është problem

09.12.2018 - 15:55

Kategoria e Parë u mbyll sot me kryendeshjen e Grupit A mes Dinamos dhe Vllaznisë, sfidë e cila u zhvillua në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmës. Ekipi i Vllaznisë duket se do t’i japë fund makthit të Kategorisë së Parë brenda vitit, ashtu si Tirana sezonin e shkuar.

Një udhëtim për në “ferr” për shkodranët që presin të rikthehen në purgator pas një sezoni. Jo se kuqeblutë kanë ndonjë nivel shumë të lartë, por liga e dytë në vendin tonë nuk afron shumë cilësi.

Djemtë e Hasan Likës fituan 0-1 kundër Dinamos në një transfertë që mendohej mjaft delikate nga kuqeblutë. Takimi ishte i fortë dhe loja e ekuilibruar, por shkodranët ishin më të qetë dhe arritën të merrnin maksimumin.

Goli vetëm i takimit u shënua nga braziliani Junior që është rikthyer në formë të mirë. Braziliani shënoi në pjesën e parë në minutën e 30′. Një rrjetë që qëndroi në fuqi deri në fund të takimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN