MENU
klinika

Nga Buffon, te Maradona

11 yjet e futbollit që nuk fituan Champions

06.01.2019 - 21:33

Real Madrid fitoi për herë të 13-të Champions League, ndërsa Cristiano Ronaldo barazoi vitin e kaluar në këtë rekord Maldinin, ndërsa parakaloi Sedorf dhe Iniesta.

Por edhe pse kjo skuadër e ka fituar plot 13 herë, me të kanë luajtur lojtarë yje që nuk kanë arritur ta bëjnë të tyrin trofeun e  Champions League.

Një nga këta është fenomeni brazilian Ronaldo, që edhe pse u aktivizua me Barcelona-n, Inter, Milan dhe Real Madrid, rastisi në vitet jo të duhura për triumfin.

Ka edhe legjenda të tjerë, të cilët nuk e kanë fituar asnjëherë, pavarësisht që kanë pasur karrierë të jashtëzakonshme dhe kanë luajtur në skuadra të mëdha.

formacioni i yjeve te futbollit pa champions
formacioni i yjeve te futbollit pa champions

E përditshmja spanjolle AS ka përzgjedhur 11 yje, duke nisur nga portieri Gianluigi Buffon, i cili edhe pse luajti 4 finale, i humbi të ato. Më i pafati nga të gjithë!

Në mbrojtje janë Cannavaro, Thuram dhe Lothar Matthaus. Në mesfushë janë Ballack, Vieira dhe Nedved, ndërsa në sulm janë katërshja fantastike, Bergamp, Ronaldo, Totti dhe Maradona.

Vërtet për të ardhur keq për këta yje, por 8 prej tyre kanë fituar Kupën e Botës, një trofe që u mungon dy yjeve të sotme, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN