MENU
klinika

Drejt restaurimit

Afresku i kishës së “Shën Mërisë” në Berat

16.01.2019 - 19:25

Kisha e ”Shën Mërisë” mendohet të jetë ndërtuar në shekullin XI-XII, kur pati një lulëzim të madh të arkitekturës së kishave në formë shpelle.

Arkitektura e kishës nuk shquhet për hapësira të konsiderueshme, por është një ndërtim i thjeshtë me gurë të përmasave mesatare. Hapësira e brendshme e kishës është e vogël dhe e përshtatur me terrenin shkëmbor.

Pas derës hyrëse është një hapësirë tepër minimale, me dimensione 72×120 cm. Në të djathtë të kësaj hapësire gjenden shkallët e ngushta prej guri, të lyera me gëlqere, të cilat çojnë në hapësirën e sipërme.

Hapësira e sipërme ka një dysheme, e cila thyhet në tre nivele të ndryshme sipas terrenit shkëmbor, të cilat lidhen me shkallë. Në mes të hapësirës së sipërme, në faqen lindore shkëmbore gjendet absida e përshtatur në mënyrë shumë harmonike me terrenin.

Në bazë të kërkesës së Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare-Berat, në vitin 2015, Ministria e Kulturës shpalli Monument Kulture të kategorisë së I Kishën e “Shën Mërisë” në fshatin Sinjë dhe “Urën e Kasabashit” në Çorovodë, ku bashkë me shpalljen monument kulture, u shpallën edhe zona të mbrojtura.

Së shpejti, afresku i kishës së “Shën Mërisë” në qytetin e Beratit do t’i nënshtrohet një restaurimi.

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve pas shqyrtimit dhe diskutimit në Këshillin Shkencor të Institutit të Monumenteve të Kulturës miratoi projektin e konservimit dhe restaurimit të afreskut në pikturën murale të Kishës së Shën Mërisë, Sinjë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN