Barcelona rrezikon të eliminohet që në çerekfinale nga Kupa e Mbretit, pas humbjes në transfertë. Sevilla ka fituar 2-0 ndaj katalanasve, në një ndeshje ku Messi mungonte, ndërsa Barcelona kishte eksperimentuar.
Trajneri Valverde nuk e kishte grumbulluar Messin për takimin e parë dhe duket se do të jetë penduar. Ndërsa ka startuar menjëherë Kevin Princ Boateng, por edhe Malcom, duke mbetur në stol Suarez dhe Coutinho.
Pjesa e parë ka përfunduar në barazim 0-0, me vendasit që kanë qenë më kërkues, ndërsa blerja e re e Barcelonës nuk është dukur në nivelin e kërkuar.
Në të dytën, Sevilla shënon gol në minutën e 58-të me anë të Sarabias. Pa minuta më pas, trajneri i Barcelonës bën ndryshimet, fut Suarez dhe Coutinho, duke larguar Boateng dhe Malcom.
Megjithatë, është sërish Sevilla që shënon. Ben Yedder në minutën e 76-të dyfishon shifrat për vendasit. Barcelona u përpoq të shënonte një gol, që do të ishte shumë i rëndësishëm, por nuk ia doli. Ndeshja e kthimit luhet pas 1 jave.