MENU
klinika

Merkato

Benfica kërkon mbrojtësin e Kombëtares

12.01.2019 - 11:57

Një lëvizje, që nëse do të realizohej, do të ishte e madhe për vetë lojtarin, por edhe në të mirë të Kombëtares shqiptare.

Mbrojtësi kuqezi, i ftuar së fundmi nga Panucci, Enea Mihaj, duket se do të ketë një të ardhme të madhe. Sipas asaj që raportojnë mediat greke, specifikisht gazeta “Record”, mbrojtësi që aktivizohet me Panetolikosin, lidhet me një transferim te Benfica.

Interesimi i skuadrës portugeze është konkret dhe shumë shpejt 20 vjeçari pritet të transferohet nga Greqia. Fatin e njëjtë mund të ketë edhe shoku i tij i skuadrës, Livaj, i cili është vetëm 17-vjeç.

enea mihaj
enea mihaj

Benfica synon t’i shkëmbejë me 2 lojtarë të saj këta futbollistë, përkatësisht Guga dhe Pedro Amaral. Këta të fundit janë fotografuar së fundmi në Greqi. Mihaj është aktivizuar vetëm 1 minutë me Kombëtaren shqiptare, në ndeshjen ndaj Skocisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Situata në ekipet kombëtare

Mihaj me frakturë, U-21 merr Vrionin