MENU
klinika

Nga The Economist

Brexit, “mbretëresha” e krizave të Britanisë

18.01.2019 - 11:24

Zgjidhja e krizës do të ketë nevojë për kohë dhe një referendum të dytë

Asnjë plan i ndonjë qeverie moderne britanike nuk ka qenë aq i papaëlqyer sa marrëveshja e Brexit. Marrëveshja e daljes nga Bashkimi Europian, u hodh poshtë pas debatit pesëditor me 432 vota kundër dhe vetëm 202 pro.

Tre vjet më parë, britanikët votuan në një referendum për tu larguar nga BE. Megjithatë, Parlamenti, një vit më vonë, i ka vlerësuar kushtet e daljes si të papranueshme. BE-ja duket se nuk do të rinegociojë. Dhe nëse ky mister nuk mund të zgjidhet deri më 29 mars, Britania do të largohet pa asnjë marrëveshje.

Për të shmangur këtë katastrofë, prioritet duhet të jetë që Britania t’i kërkojë BE-së më shumë kohë. Por edhe po të kenë më shumë kohë, duket se nuk ka gjasa të bien dakord për kushtet e daljes. Dhe në këtë pike, është e qartë se vetë populli duhet të vendosë, në një referendum të dytë.

Shkaku i kësaj jave ishte rezultat i vendimeve të gabuara politike për 2 vjet rresht. Rezultatet e eferendumit të 2016-ës ishin 52%  pro daljes nga BE dhe 48% kundër. Megjithatë, në vend që të konsultoheshin me ata që ishin kundër, May vazhdoi me planet e saj.

Por kriza nuk është vetëm për shkak të lidershipit të dobët. Brexit ka ekspozuar dy probleme më të thella.

Njëra ka të bëjë me vështirësitë që ballafaqohet  çdo vend që përpiqet të “marrë kontrollin”, në një botë të globalizuar.

Ata që duan të largohen nga Bashkimi Europian, kanë të drejtë kur thonë që BE-ja është një vend gjithnjë e më i padurueshëm. Por ata nuk mund të jenë më të gabuar sesa kur thonë që është ideja më e mirë që të largohen nga aty.

Problemi i dytë thelbësor është se Brexit ka ekspozuar problemet e demokracisë.

Britania ka një histori të gjatë të demokracisë përfaqësuese. Referendumi i vitit 2016 ishte një rast i  rrallë e demokracisë së drejtpërdrejtë, kur publiku vendosi për një çështje të politikës.

Marrëveshja e kryeministres May nuk është aq e keqe sa disa prej kritikëve të saj thonë, por është larg nga ajo që u premtua në vitin 2016. Largimi nga tregu i vetëm, destabilizimi i Irlandës së Veriut dhe fatura prej rreth 50 miliardë dollarësh: asnjë nga këto nuk u reklamua në fushatë.

Hapi i parë për të dalë nga kjo rrëmujë është ndalimi i kohës.

Për shkak se marrëveshja e May është e vdekur dhe një e re nuk mund të gjendet në dhjetë javët e mbetura, prioritet duhet të jetë të shmanget dalja pa marrëveshje, gjë që do të ishte e keqe për të gjithë Evropën dhe potencialisht katastrofë për Britaninë.

Me më shumë kohë, mund të gjendet një marrëveshje që Parlamenti dhe BE mund të bien dakord. Ose një bashkim doganor i përhershëm ose një model norvegjez mund të shqyrtohej. Por të dyja do të kërkonin kompromise.

Kjo është arsyeja pse çdo marrëveshje, duhet të përfshijë votuesit. Paaftësia e Parlamentit për të përcaktuar çfarë dëshiron vërtet pjesa tjetër e vendit e bën më të qartë se kurrë më parë se mënyra e vetme për të dalë nga rrëmuja është që të kthehen te njerëzit dhe t’i pyesin përsëri ata…/konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Tronditet” Britania/ Brexit mund të anulohet?

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…