MENU
klinika

Premier League, Java 21

City mposht Liverpool, titulli mbetet i hapur

03.01.2019 - 22:56

Manchester City është rikthyer në luftë për titullin kampion, pasi në javën e 21-të ka mposhtur 2-1 në “Etihad” kryesuesit e Liverpool. Kampionët në fuqi të Premier League ngushtojnë në 4 pikë diferencën, duke hapur totalisht garën në 17 javët e mbetura.

Një ndeshje shumë e bukur mes dy skuadrave pretendente, por goli i parë do të vinte në minutën e 40-të. Fillimisht Aguero pretendon për një penallti, por nuk mendon kështu gjyqtari, topi rikthehet sërish tek ai, dhe me një kënd tejet të vështirë mposht Alisson.

Pjesa e parë përfundon me avantazhin e vendasve, por miqtë nga Liverpool nuk dorëzohen. Në minutën e 64-t, Firmino, pasi ndjek aksionin, shënon nga shumë afër portës me kokë. 1-1 dhe ndeshja hapet sërish.

Në një aksion perfekt në minutën e 72-të, Sane koordinohet mirë dhe topi pasi godet shtyllën pingule, përfundon në rrjetë. 2-1 dhe City merr zemër. Ndërkohë, për Liverpool në fushë futet edhe Shaqiri.

Pas pesë minutave shtesë, nuk ka më gola. City merr tri pikë me shumë vlerë ndaj një rivali direkt, duke rihapur luftën për titullin kampion, edhe pse ndodhet 4 pikë larg.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN