Juventus edhe njëherë tjetër ka treguar supremacinë e vet në kampionatin italian, që edhe pse ishte duke humbur 1-0, në fund fiton 1-2 në “Olimpico” të Romës ndaj Lazios.
Pavarësisht se pjesa e parë ka qenë shumë e luftuar dhe madje edhe me tension në fushë, të dyja skuadrat nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.
Për të ardhur në minutën e 59-të në pjesën e dytë, kur Emre Can shënon në portën e tij dhe Lazio kalon në avantazh, duke shpresuar më pas në një sukses të mundshëm.
Megjithatë, edhe pse lacialët kanë luajtur mirë dhe janë mbrojtur fort, Cancelo në minutën e 74-t ka mposhtur portierin shqiptar Thomas Strakosha, duke barazuar shifrat në 1-1.
Për të ardhur në minutën e 88-të kur miqtë përfitojnë penallti dhe nga pika e bardhë Cristiano Ronaldo shënon golin e dytë, duke mposhtur portierin kuqezi. Me këtë sukses, Juventus e con në 11 pikë diferencën në krye të renditjes ndaj Napolit të vendit të dytë.