MENU
klinika

CR7 në superformë

Cristiano Ronaldo tregon trupin perfekt

07.01.2019 - 16:04

Cristiano Ronaldo jo vetëm që ka bërë një pjesë të parë të sezonit shumë të mirë te Juventus, por ai nuk “harron” të tregojë trupin perfekt me muskuj.

Portugezi stërvitet cdo ditë intensivisht, gjë që duket edhe nga fiziku i tij. Nëse futbollistët e tjerë vuajnë të heqin ndonjë kilogram të tepërt të marrë gjatë festive të fundvitit, CR7 është gjithnjë në peshën ideale dhe superformë.

Ai edhe kur është me pushime nuk ndalon. Disa ditë më parë u filmua teksa vraponte me djalin e tij në mes të natës në Dubai, ndërsa dje postoi një video ku ushtrohej në palestër po me djalin e tij dhe me të dashurën, Georginan.

Sot, çifti ka publikuar secili nga një foto veçmas. Sulmuesi i Juventus krenohet me muskujt e tij teksa shkruan: Puna mbaroi! Ndërsa modelja i përgjigjet me një foto të saj të shtrirë në një krevat.

 

View this post on Instagram

 

D☀️

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN