MENU
klinika

Nga Anelka, te Shaqiri

Dështimet e merkatos së janarit në Serie A

01.01.2019 - 18:27

Merkato e janarit është gjithmonë emocionuese, por nuk garanton sukses. Më poshtë janë renditur disa nga operacionet më të dështuara të realizuara nga klubet e Serisë A gjatë merkatos së dimrit.

Lukas Podolski (Inter) – Pas disa sezoneve shumë të mira te Bayern Munich dhe Koln, gjermani përfundoi tek Inter-i në janarin e sezonit 2014/15, kur kishte humbur vendin e titullarit në radhët e Arsenal-it.

Ai nuk arriti të shkëlqente as në Serie A, siç tregon goli i vetëm i realizuar në 17 ndeshjet e luajtura në kampionat. Në fund të sezonit, Podolski u huazua te Galatasaray.

Tomas Rincon (Juventus) – Pas tre sezoneve mbresëlënës me Genoa-n, Juventus-i vendosi të paguante 8 milionë euro në dimrin e sezonit 2017/18 për mesfushorin. Rincon nënshkroi një kontratë 3-vjeçare, por luajti vetëm 13 ndeshje para se të huazohej te Torino.

anelka
anelka

Nicolas Anelka (Juventus) – Ka qenë një nga ndalesat e fundit në karrierën e tij si futbollist. Anelka iu bashkua bardhezinjve në janarin e 2014-ës, kur ishte 34 vjeç. Francezi luajti vetëm dy ndeshje dhe më pas u transferua te Ëest Bromëich Albion me kosto zero.

Didac Vila (Milan) – Një shumë prej 4 milionë eurosh u pagua në dimrin e sezonit 2011/12 nga Milan pas paraqitjeve të mira të lojtarit në radhët e Espanyol.

Katalanasi, gjithsesi, nuk pati shumë fat me kuqezinjtë dhe, pak muaj pas transferimit të tij, u kthye tek Espanyol me formulën e huazimit pas një ndeshje të vetme të luajtur me Milan-in.

Xherdan Shaqiri (Inter) – Shqiptari kishte patur probleme për t’u përshtatur në Bundesliga te Bayern Munchen dhe situata nuk u përmirësua me kalimin e tij në Itali.

Xherdan Shaqiri
Xherdan Shaqiri

Në janarin e 2015-ës, ai u huazua nga Inter, por gjërat nuk shkuan ashtu siç mendohej. Gjashtë muaj më vonë, ai u transferua te Stoke, ku luajti për tre vite para se të blihej verën e kaluar nga Liverpool.

Maniche (Inter) – Portugezi  u transferua tek Atletico Madrid në sezonin 2006/07, por një vit më vonë, në dimrin e sezonit 2007/08, ai vendosi të transferohej tek Inter. Ishte aventura e tij e parë në Serie A dhe nuk shkoi aspak mirë. Maniche ka luajtur shumë pak ndeshje dhe shënoi vetëm një gol para se të kthehej tek Atletico.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN