MENU

Fenomeni i obezitetit

Elbasan/ Studimi demografik, 16% e fëmijëve mbi peshë

05.01.2019 - 16:49

Mbipesha (obeziteti) vazhdon të jetë një femomen që po njeh gjithmonë e më shumë rritje në popullsinë shqiptare. 

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Studimi demografik për qarkun e Elbasanit ka nxjerrur konkluzionet se 16% e fëmijëve deri në 15 vjeç janë mbipeshë. Obeziteti është një problem edhe për të rriturit.

Të dhënat flasin se 45% e femrave shqiptare dhe 53% e meshkujve janë mbipeshë. Ekspertët fajësojnë mënyrën e ushqyerjes dhe mungesën e aktivitetit fizik për këtë situatë.

Ndërsa qytetarët shprehin të kundërtën. Sipas tyre ushqimet e pa kontrolluara dhe pesticidet kanë sjellë këtë situatë.

Mënyra e ushqyerjes ka sjellë edhe ndikime të tjera në shëndetin e fëmijëve.

Sipas të dhënave të studimit demografik, 11% e fëmijëve jane më të shkurtër për moshën që kanë, 2% janë më të dobët në raport me gjatësinë, dhe 2% janë nën peshë.

Anemia, edhe pse në një shkallë të lehtë, është vërejtur se prek 1 në 4 fëmijë si dhe 23% e femrave e 11% të meshkujve.